16 Nëntor 2024

Organizohet mbrëmja e bamirësisë ‘Meet us Halfway’ në Nju Jork

Nju Jork, 4 shtator - Aksioni për Nëna dhe Fëmijë po organizon një mbrëmje filantropie në qytetin e Nju Jork-ut, për të ngritur fonde për shpëtimin e jetëve të nënave dhe fëmijëve në Kosovë. Kjo mbrëmje e bamirësisë do të mbahet në klubin prestigjoz Yale të Qytetit të Nju Jork-ut me datën 16 tetor 2018 nga ora 18:30 deri në 21:00.

Fadil Berisha, Vlora Çitaku, Teuta Sahatçija dhe shumë personalitete të tjerë nga bota e biznesit, kultures ,politikës dhe arteve kanë konfirmuar pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre. Kjo mbrëmje bëhet e mundur falë miqve  dhe anëtareve të bordit të fondacionit që jetojnë dhe veprojnë në Amerikë siç janë, Bledar Asllani, Drin Kukaj, Mark Kosmo, Sara Shala dhe  Valon Xharra.

Mbrëmja do te përfshijë Muzikë, Rrjetëzim, Koktel dhe Ankand të Qetë, ku gjatë mbrëmjes do të performojë edhe tenori shqiptar Ramë Lahaj i cili njihet si performues i famshëm në skenën ndërkombëtare të operave. Pjesëmarrës në ngjarjet  ‘Meet us Halfway’ gjatë viteve të kaluara kanë qenë Dua Lipa, Valerie Rockefeller, Albert Stanaj.

Të gjitha shitjet e biletave do të orientohen për mbështetjen e programeve të Fondacionit në Kosovë, specifikisht në: furnizimin me pajisje mjekësore, mbështetjen e dorëzimit të medikamentit Surfaktant, zhvillimin e sistemit të transportit neo-natal, zgjerimin e ‘Klasave për Nëna‘ si dhe skrinimin e kancerit të qafës së mitrës.

Për të qenë pjesë e ngjarjes, bileten tuaj mund ta bleni përmes platformës Eventbrite të cilin mund ta gjeni në vegëzen vijuese: https://www.eventbrite.com/e/meet-us-halfway-iii-tickets-46105538908.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)