Organizatat studentore protestojnë kundër emërimeve në KD të UP-së
Prishtinë, 19 maj - Organizatat studentore Skopi Studentor, SKV dhe USPE kanë paralajmëruar protestë për sot para Ministrisë së Arsimit, lidhur me kundërshtimin e emërimeve në Këshillin Drejtues të UP-së nga ana e Ministres Hykmete Bajrami, të punonjësve nga kolegjet private.
ORCA dhe Admovere kanë kundërshtuar përmes reagimeve futjen e interesave private në universitetin publik përmes këtij veprimi të emërimit të punonjësve të kolegjeve private në Këshillin Drejtues të UP-së.
ORCA dhe Admovere i bashkohen protestës së nesërme dhe i mbështesin organizatat studentore në kërkesat e tyre për zgjedhjet në UP.
ORCA dhe Admovere theksojnë se është e papranueshme që anëtarë të këshilleve drejtuese të universiteteve publike të jenë staf i kolegjeve private. Kjo përbën cenim të interesit publik dhe rrezikim të cilësisë së arsimit të lartë në vend.
"Protestat nuk duhen ndalur derisa të tërhiqen punonjësit e kolegjeve private nga Këshilli Drejtues i UP-së. Ne mbesim të përkushtuar që këtë veprim absurd të Ministres, ta kundërshtojmë deri në fund", thekson ORCA dhe Admovere.