ORCA: UP në 48 vjetorin e saj, pa bibliotekë bashkëkohore
Prishtinë, 14 shkurt - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka vleresuar se Universiteti i Prishtinës në vigjilje të përvjetorit të tij të 48 mbetet pa bibliotekë moderne e po ashtu pa një abonim serioz ndërkombëtar të cilin do të mund ta shfrytëzonin studentët e tij.
Me qëllim të ngritjes së vetëdijes për domosdoshmërinë e librit si kusht për zhvillimin e studimeve, ORCA lanson kampanjën e dhurimit të librave për bibliotekën e konvikteve.
Sot, me rastin e publikimit të librit me ese të studentëve të titulluar “Anës Universitetit” ORCA nisi kampanjën “Dhuro Libër për Studentët e Konvikteve”.
ORCA fton të gjithë qytetarët e Kosovës t’i ndihmojnë studentët me libra. Libri është arma më e fortë kundër korrupsionit dhe kundër keqpërdorimit akademik. Libri dhe përmes tij dija është shpresa e vetme për një të ardhme më të mirë.