ORCA publikon raportin për justifikimin e titujve në Universitetin e Prishtinës
Prishtinë, 24 korrik - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) publikon raportin "Integriteti akademik, publikimi shkencor dhe justifikimi i titujve në Universitetin e Prishtinës".
- Sa është numri i profesorëve që nuk e justifikojnë titullin e tyre akademikë? Sa profesorë nuk e kanë asnjë punim shkencor? Cila është mesatarja e punimeve për profesor? Sa është numri i profesorëve që kanë publikuar punime në revista të dyshimta?
Për këto e shumë të dhëna shqetësuese rreth stafit akademik nëpër fakultetet e UP-së, do te njoftohen gjatë publikimit të këtij raporti, i cili do të mbahet sot në zyret e ORCAs.