ORCA publikon ngecjet në procesin e njohjes së diplomave
Prishtinë, 14 shkurt - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon tryezën me temë 'Publikimi i raportit të monitorimit të Naric Kosova: Sfidat e procesit të njohjes së diplomave'.
Për herë të parë do të publikohen të dhëna nga monitorimi i Qendrës Kombëtare për Njohje të Diplomave, ku do të tregohen ngecjet në procesin e njohjes së diplomave dhe sfidat në funksionimin e mirëfilltë të Qendrës NARIC Kosova.
Folëse në këtë tryezë do të jetë edhe Udhëheqësja e Divizionit për Njohje dhe Barasvlerë të Diplomave, znj. Kumrije Gagica.