ORCA prezanton monitorimin e transparencës në Universitetet publike
Prishtinë, 27 shkurt - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon tryezën me temë “Universitetet publike - sfidat rreth organizimit të tyre” për diskutim rreth transparencës dhe ndikimit politik në këto institucione.
ORCA do të bëjë prezantimin e rezultateve të monitorimit të ORCA-s lidhur me transparencën, ndërkaq panelist në diskutim do të jetë edhe Arton Demhasaj - Drejtori i Organizatës “Çohu!”, e cila ka bërë më parë një hulumtim për ndikimet politike në këto institucione.