ORCA prezanton gjetjet për menaxhimin e financave nga universitetet publike
Prishtinë, 30 janar - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon tryezën e rrumbullakët me temë “Transparenca dhe Llogaridhënia në Universitetet Publike".
Në ketë tryezë do të diskutohen gjetjet e dy raporteve mbi transparencën e dokumenteve dhe menaxhimin e financave nga universitetet publike.
Projekti financohet nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ang. ADA) dhe zbatohet nga konzorciumi KEC, ORCA dhe ZSI.