ORCA paraqet profesorët dhe asistentët që gjenden në listat e partive politike
Aksioni do të mbahet para objektit të Kuvendit të Kosovës, në sheshin “Ibrahim Rugova”.
Universitetet publike në Kosovë janë bërë strehë e militantëve të partive politike sidomos atyre që kanë qenë deri tash në pushtet.
Politizimi i Universitetëve bën që të ketë mësimdhënie jo e rregullt, personel të pakualifikuar, mospërputhje të programeve studimore me tregun e punës, mungesë të mekanizmave efektiv për sigurimin e cilësisë, plagjiatura e punimeve të diplomave, etj.
Universitet publike janë parë nga elitat politike si burim i rekrutimit për aktivistët dhe si një makinë efikase për të marrë diploma akademike për të ngritur statusin shoqëror, për të siguruar pensione jetësore pas veprimtarisë politike dhe si mundësi për të përmirësuar rezultatet zgjedhore.