22 Dhjetor 2024

ORCA: Ministri plagjiator tenton ta kap totalisht arsimin

Prishtinë, 6 gusht - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e dënon emërimin në mënyrë jotransparente të anëtarit të ri të Këshillit Shtetëror të Cilësisë Binak Beqaj.

 ORCA është e shqetësuar me komoditetin e Beqajt për të deklaruar në medie se është anëtar i AAK-së, e po ashtu me komoditetin e ministrit plagjiator të Arsimit Ramë Likaj për të bërë emërime politike. Për më tepër, në vështrimin tonë të parë të punës shkencore të anëtarit të ri të KShC-së, del se është nën mesataren e profesorëve të Universitetit të Prishtinës.

Në anën tjetër, ministri plagjiator, përmes anëtarëve të vet në Këshillin Drejtues të UP-së e ka bllokuar procesin e zgjedhjes së rektorit pasi ka dështuar tentativa e parë për kapje të pozitës së rektorit përmes Zenun Halilit, i cili doli se ka konflikt interesi.

Kalendari i procesit për zgjedhjen e rektorit është anashkaluar për t’u orvatur që përmes Agjencisë Kundër Korrupsion apo në ndonjë formë tjetër, të prishet i tërë procesi ashtuqë Halili të zëvendësohet me një kandidat tjetër nga radhët e partisë së ministrit plagjiator.

Ministri plagjiator nuk po ndalet dhe ka vazhduar me tentativën e radhës për kapje institucionale duke emëruar në Këshillin Shtetëror të Cilësisë një anëtar tjetër të AAK-së në mënyrën më jotransparente, madje duke mos e shpallur vet emërimin, por duke u zbuluar nga mediet siç ndodh rëndom me klandestinime të tilla.

ORCA i bën thirrje shoqërisë kosovare për mobilizim, në veçanti OJQ-ve dhe aktivistëve, që të ndalet degradimi i mëtejmë i arsimit, përndryshe shoqëria jonë do të përballet me katastrofa sociale në të ardhmen të cilat do të jenë të pakrahasueshme me situatën e katastrofës natyrore nëpër të cilën po kalojmë sot. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)