23 Prill 2024

ORCA kërkon që kolegjet private të bëhen organizata jofitimprurëse

Prishtinë, 27 prill - Kolegjet private janë dëmtuesit më të mëdhenj të cilësisë së Arsimit të Lartë në Kosovë. Pas 5 vitesh monitorim të vazhdueshëm të Agjencisë së Akreditimit, Qendrës për njohjen e diplomave NARIC dhe proceseve të Arsimit të Lartë në Kosovë, ORCA me kompetencë të plotë konstaton se shkaktari kryesor, por jo i vetëm, i shkatërrimit të vazhdueshëm të cilësisë së Arsimit të Lartë janë kolegjet private.

Kolegjet private në Kosovë janë biznese, dhe kjo nuk është një shprehje metaforike, por një e vërtetë administrative. Imagjinoni, kolegjet private dhe marketet në Kosovë, regjistrohen njëjtë, si biznese profitabile. Tregtari dhe edukatori të regjistruar nën statusin e njëjtë, atë të organizatës fitimprurëse.

Kur profiti është motivi kryesor, aty cilësi nuk ka. Për këtë arsye, sot në Kosovë, shpërputhja e aftësive që fitojnë studentët në institucionet e arsimit të lartë në Kosovë me nevojat e tregut, është diskrepante dhe një problem ekonomik e social që po krijon pasoja serioze. Kolegjet private janë thjesht dhe vetëm diplomore, ku shumica shkojnë sa për ta marrë një diplomë. Institucionet kontrolluese e ligjzbatuese në Kosovë e shohin këtë proces sikur të ishte duke ndodhur në ndonjë kontinent tjetër. 

ORCA kërkon që në projektligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim për të cilin sot po mbahet dëgjim publik nga Komisioni Parlamentar për Arsim, të përcaktohet qartë se akreditim do tu ofrohet vetëm institucioneve dhe organizatave jofitimprurëse. Kolegjet private duhet ta ndërrojnë statusin e tyre nga biznese në organizata jofitimprurëse. Vetëm kështu, do të bëhej e mundur që parat e mbledhura nga sukseset e tyre të mos përfundonin në xhipa e villa të pronarëve të tyre, apo në xhepat e policëve, gjyqtarëve, prokurorëve, zyrtarëve ministror, deputetëve e ministrave, por në investim për laboratore, institute, revista, biblioteka. 

Kolegjet private duke qenë biznese, deri sot kanë arritur që në secilin pushtet të kenë aleatë dhe siç duket ia kanë arritur edhe me këtë pushtet. Ministrat e qeverisë së majtë Kurti po nënshkruajnë memorandume me kolegje private ku punojnë vet, ku punojnë familjarët e kolegëve të tyre apo vet kolegët e tyre, për t’i hapur rrugë zhvatjes së parasë publike nga këto kolegje. Atyre nuk u mjafton që rreth 20 mijë studentë të Kosovës që kanë përfunduar studimet, i kanë diplomat jovalide për shkak se kolegjet ku i kanë përfunduar ato ose nuk kanë pasur licencë, ose nuk kanë pasur akreditim, ose kanë regjistruar studentë jashtë kuotave të lejuara. Dhe nuk ju mjafton që ende askush nuk është arrestuar për një sërë veprash penale, pasi policët e rangjeve të larta, prokurorët, gjyqtarët, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Arsimit, deputetët dhe ministrat e cilitdo pushtet, kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë punëtorë të mirëpaguar të këtyre kolegjeve, ndërkohë që nuk kanë kredenciale të mjaftueshme akademike. 

A e dini pse? Sepse për 20 mijë studentë që janë mashtruar, janë përfituar të paktën 20 milionë Euro, theksoj, të paktën 20 milionë Euro, dhe me një pjesë të tyre është blerë heshtja e medieve, e deputetëve, mosveprimi i institucioneve të hetuesisë dhe drejtësisë, si dhe korruptimi në palcë i zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Arsimit. Me pjesën e mbetur janë blerë xhipa, apartmane, vila, janë themeluar madje edhe medie të reja, për të kapur të gjitha sektoret e shoqërisë dhe për ti vënë në shërbim të tyre. 

Kjo kërkesë nuk është një teke e ORCA-s, kjo kërkesë është e bazuar në analizë. 5 universitetet më të mira të Evropës dhe Amerikës, të cilat nuk janë universitete publike janë organizata jofitimprurëse, dhe pikërisht kështu, ato kanë arritur të kenë cilësinë që kanë. 1. Harvard University (ShBA) 2. Yale  University (ShBA) 3. MIT (ShBA) 3. Central European University - CEU (Austri)  4.) 5.University of Applied Sciences Vedel (Gjermani) janë 5 nga universitetet e sukseshme në nivel botëror, nga Amerika dhe Evropa e të cilat janë organizata jofitimprurëse sicc duam ne të jenë të gjitha institucionet e arsimit të lartë në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)