16 Nëntor 2024

ORCA: Dorëheqja e prorektorit të UP-së ka qenë e nevojshme

Prishtinë, 3 shtator - Me rastin e dorëheqjes së prorektorit Naser Sahiti, ORCA sjellë në kujtesën e publikut se prorektori ka luajtur një rol negativ në rastin e fundit të avancimeve të "supermenëve" të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike duke u munduar ta relativizojë atë që në publik është perceptuar si shkelje e integritetit akademik.

Lidhur me rastin e "supermenëve" të UP-së që u avancuan me nga 18 e 19 punime të bëra në një vit e gjysmë, prorektori Sahiti ka bërë shaka me shkencën, të ardhmen e universitetit dhe integritetin akademik duke relativizuar: “Ne nuk mund ta dimë si janë ba ato punime, nëse kandidatët e caktuar kanë punu me vite dhe të themi pastaj janë ulë, i kanë shkru, i kanë botu”

ORCA mendon se në këtë pozitë duhet vendosur dikush me kredibilitet të lartë akademik, me guxim intelektual dhe gatishmëri për ta çuar përpara zbatimin e standardeve globale të integritetit akademik.

ORCA pret që rasti i supermenëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe të gjitha rastet tjera të dyshuara për shkelje të integritetit akademik, të ligjeve dhe rregullativës në fuqi, të rishqyrtohen sipas Statutit të UP-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)