ORCA dhe AdMovere publikojnë emrat që kanë probleme me integritetin akademik
Prishtinë, 12 tetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe AdMovere organizon konferencën për shtyp para rektoratit të UP-së në të cilën Shkëlzen Gashi nga AdMovere dhe Rron Gjinovci nga ORCA do t’ia drejtojnë rektorit dy kërkesa për çështje që lidhen me integritetin akademik.
Shkëlzen Gashi drejtor i AdMovere do t’i adresojë 16 rastet e plagjiaturave me emra konkret.
Ndërkaq Rron Gjinovci nga ORCA do t’i adresojë 8 raste të profesorëve të rregullt po ashtu duke zbuluar emrat e tyre. Kërkesat për hetime dhe marrje të masave do t’i drejtohen rektorit.