ORCA bën publikimin e pagesave që i bëhen stafit akademik në UP
Prishtinë, 24 tetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) bën publikimin e analizës për menaxhimin e financave lidhur me pagesat që i bëhen stafit akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Drejtues te ORCA-s do te publikojnë të gjeturat lidhur me praktikat jo të mira financiare të cilat e pengojnë rritjen e cilësisë së mësimdhënies në Universitetin e Prishtinës.
Në panel të diskutimit do të jenë Ministri i Arsimit Shyqiri Bytyqi dhe Kryetarja e Këshillit Drejtues të UP-së znj. Ardiana Bunjaku.