OPS, e shqetësuar me gjendjen në UP
Prishtinë, 25 mars - Opinioni i Pavarur Studentor (OPS) reagon për grevën disa ditore të stafit administrativ të Universitetit të Prishtinës.
Ne si organizatë studentore, Opinionit i Pavarur Studentor- OPS-, me anë të kësaj kumtese ju njoftojmë se jemi shumë të shqetësuar me gjendjen e krijuar në UP e cila po ndodh ditëve të fundit nga hyrja në grevë e punonjësve administrativ të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, thuhet në reagimin e OPS.
Kjo organizatë shpreson që kërkesat e punonjësve të administratës të UP-së të realizohen sa ma shpejt qe të jetë e mundur nga ana e Rektoratit të UP-së, që gjendja e krijuar në UP të normalizohet sa me parë.
\"OPS\" është organizatë studentore e cila angazhohet për mbrojtjen e të drejtave të studentëve dhe përmirësimin e kushteve të studimeve në Universitetin e Prishtinës.