15 Nëntor 2024

OJQ “Mundësia” ndihmon fëmijët e Handikos-it

Mitrovicë, 7 dhjetor -  Dhjetëra fëmijë me aftësi të kufizuara, pjesë e Shoqatës HANDIKOS-it në Mitrovicë,  kanë përfituar lodra dhe mjete tjera konkretizimi të nevojshme  për programin mësimor nga OJQ “Mundësia”,  përmes projektit “Shëndeti dhe Zhvillimi gjatë fëmijërisë së hershme tek grupet e ndjeshme në Kosovë”, të “Save the Children”. 

Ky aktivitet, sipas drejtoreshës së OJQ “Mundësia”,  Hasime Tahiri-Hasani,  është organizuar në shenjë të festimit të 3 Dhjetorit Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe si synim primar ka kyçjen e të gjithë fëmijëve të kësaj kategorie në aktivitetet dhe programet edukative e zhvillimore, me qëllim që të mund të integrohen në shoqëri. 

“Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar patëm planifikuar realizimin e këtij projekti  për t’i gëzuar  sado pak fëmijë e kësaj kategorie, por pasi në Handikos kishin një tjetër aktivitet, ne e kemi shtyrë aktivitetin e dhurimit të lodrave edhe mjeteve të konkretizimit për programin e tyre edukativ-zhvillimor për sot”, ka thënë drejtoresha Hasime Tahiri -Hasani. 

Momenti i pranim-dorëzimit të lodrave nga ana e drejtoreshës së OJQ “Mundësia” Hasime Tahiri-Hasani,  Flora Basholli nga “Save the Children” dhe drejtoresha e Handikos-it Mirvete Hasani, ishte shumë emocionues. Fëmijët gjatë këtij aktiviteti po ngjyrosnin punimet e siguruara nga shoqata “Mundësia”. 

“Ky është një aktivitet shumë domethënës për shoqatën tonë në përgjithësi, por për grupin e fëmijëve në veçanti, pasi po dëshmohet se përkundër mungesës së mbështetjes në nevojshme institucionale, ende ka njerëz të vullnetit të mirë dhe shoqata bamirëse që duan të ndihmojnë dhe mbështesin punën dhe aktivitetet në programin zhvillimor të këtyre fëmijëve, siç është rasti i “Mundësisë” dhe “Save the Children”,  ka thënë drejtoresha e Handakos-it Mirvete Hasani. 

Drejtoresha Hasani njoftoi se në komunën e Mitrovicës janë rreth 115 fëmijë deri në moshën 15 vjeçare që janë pjesë e grupit të Handikos-it, ndërkohë që fal punës zhvillimore me ta, tashmë 15 fëmijë nga ky grup janë bërë pjesë e shkollës së rregullt dhe janë duke kaluar shumë mirë në procesin arsimor e zhvillimor.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)