OConnell vizitoi fëmijët me aftësi të kufizuara në në Prizren
Prizren, 21 prill - Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi OConnell dhe producenti i emisionit Oxygen, Besim Dina vizituan fëmijët me aftësi të kufizuara në Qendrën e Kujdesit Ditor PEMA në Prizren.
Ambasadori Ruairi OConnell dhe Besim Dina u njoftuan me aktivitetet e ofruara në kuadër të PEMA-s, kaluan kohë me fëmijët me aftësi të kufizuara si dhe shpërndan dhurata ndërkohë që njëri nga fëmijët festonte ditëlindjen.
PEMA është organizatë jo-qeveritare që ofron shërbime psikosociale me qëllim krijimin e një mjedisi sa më mbështetës për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe të cenueshëm. Organizata vepron përmes katër qendrave të kujdesit ditor në katër qytete të Kosovës (Ferizaj, Gjilan, Pejë dhe Prizren).