Nxënësit takohen me Deputetët e Kuvendit të Kosovës
Prishtinë, 9 qershor - Në vazhdën e ligjëratave për nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës, të rinjtë e Prishtinës u takuan sot me anëtarë të Kuvendit të Kosovës, respektivisht të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupcionit.
Me këtë rast, me nxënësit bashkëbiseduan Kryetarja e Komisionit Albulena Haxhiu, drejtoresha e Departamenit për Arsim Arbërie Nagavci, dhe anëtarët e komisionit Agim Aliu, Armend Zemaj dhe Nezir Çoçaj.