25 Dhjetor 2024

Nxënësit njoftohen me punën e sistemit prokurorial

Prishtinë, 10 dhjetor - Me rastin e ditës se deklaratës universale për të drejtat e njeriut, një grup nxënësish nga Shkolla Fillore “Ismail Qemali” e Prishtinës të shoqëruar nga mësuesja Fahrije Sermaxhaj, sot kanë vizituar Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit, ku edhe janë takuar me u.d. e Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha.

Në takim me nxënësit u.d. i Kryeprokurorit ka njoftuar ata me punën e sistemit prokurorial të Kosovës. Ai ka thënë se puna e prokurorëve është për të parandaluar dhe siguruar një ambient të sigurt për fëmijët dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

U.d i Kryeprokurorit ka kërkuar nga fëmijët që ata të mësojnë dhe të jenë nxënës të sjellshëm, ndërsa ju ka thënë se prokuroret vazhdimisht punojnë që ata (nxënësit) të jenë të sigurt për tu shkolluar dhe për të jetuar të qetë.

Nxënësit kanë shtruar numër të madh të pyetjeve, ndër të tjera edhe pyetjen se si ata në të ardhmen mund të bëhen prokurorë, ku u.d. i Kryeprokurorit të Shtetit ju ka thënë që ata duhet të jenë të suksesshëm në shkollë, ta duan njëri tjetrin, të mësohen për respektimin e ligjit dhe institucioneve të shtetit të Kosovës dhe të orientohen në studime për drejtësi.

Gjatë këtij takimi, fëmijëve i është shpërndarë një revistë informuese për fëmijë, të rinj dhe prindër, lidhur me ngacmimet përmes internetit dhe rreziqet nga rrjetet social dhe një fletushkë për njohjen nga fëmijët të institucioneve të sistemit të drejtësisë, të përgatitura nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Në shenjë falënderimi për pritjen e bërë nga u.d.  Kryeprokurori i Shtetit, nxënësit i kanë dhuruar atij një punim të përgatitur nga vetë ata.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)