Nxënësit mësojnë për Evropën përmes librit plotësues të anglishtes
Prishtinë, 7 maj - Si pjesë e programit të Ditës së Evropës, Përfaqësuesi Special i BE-së, Samuel Zhbogar ua prezantoi librin e ri Të gjithë bashkë drejt Evropës! fëmijëve të shkollës fillore Hasan Prishtina ditën e hëne, më 7 maj.
Libri, i cili është i shkruar në gjuhën angleze, do tu ndihmojë fëmijëve te shkollave fillore në tërë Kosovën që të mësojnë rreth BE-së, banorëve dhe kulturës së saj, e në të njejtën kohë do tu ndihmojë në mësimin e gjuhës angleze. Të gjithë bashkë drejt Evropës! tregon rrëfimin e vërtetë nga udhëtimi shpërblyes nëpër Evropë nga ana e fituesve të Kuizit Evropian 2011.
Të rinjtë dhe edukimi i tyre janë prioritet i lartë për Bashkimin Evropian. Kjo edhe më tepër vlen në një vend si Kosova me popullatë mjaft të re. Kështu që BE-ja është duke investuar në masë të madhe në strukturat dhe sistemet arsimore të Kosovës, si përmes ndihmës financiare ashtu edhe asaj teknike.
Si pjesë e këtij procesi, si dhe në pajtim me qëllimin e BE-së për ngritjen e vetëdijësimit dhe të kuptuarit rreth BE-së, projekti Perspektiva e BE-së në Kosovë ka nxjerrë dy libra, Të nisemi për në Evropë! për klasën e 9-të dhe Të gjithë bashkë drejt Evropës! për fëmijët më të vegjël. Libri i parë është publikuar zyrtarisht më 24 shkurt dhe tashmë ka arritur popullaritet të madh tek një spektër i gjerë i audiencave si dhe është shfrytëzuar si material burimor për Kuizin Evropian 2012.
Krahas informatave edukative rreth BE-së, libri përmbanë një sërë aktivitetesh zbavitëse si dhe lojën Të gjithë bashkë drejt Evropës! Ashtu siç z. Zhgobar u ka thënë fëmijëve te shkollës \"Hasan Pristina\", Të gjithë bashkë drejt Evropës! do të ju ndihmojë që të mësoni rrëth Bashkimit Evropian e gjithashtu do të ju ndihmojë që të mësoni gjuhën angleze, gjuhë mjaftë e rëndësishme e BE-së. Dhe ja pjesa më e mirë: mund të zbaviteni në të nejtën kohë.
Të dy librat Të nisemi për në Evropë! dhe Të gjithë bashkë drejt Evropës! do të shpërndahen në të gjitha shkollat fillore në Kosovë gjatë verës së vitit 2012.