Nxënësit mësojnë bashkëmoshatarët për të drejtat e fëmijëve
Prishtinë, 3 prill - Diar Ramadani, nxënës 14 vjeçar, bën përgatitjet e fundit para se të filloj ligjeratën e tij mbi të drejtat e fëmijëve për rreth 30 nxënës të shkollës së mesme Mehmet Isai në Gjilan me 24 shkurt 2014.
Vetëm para disa muajve, Diari ishte pjesë e një grupi prej 15 nxënësve nga pesë shkolla të ndryshme të Gjilanit të cilët morën pjesë në një punëtori të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë mbi standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe kornizën ligjore të Kosovës, me fokus të veçantë në të drejtat e fëmijëve.
Punëtoria që e kemi organizuar në nëntor të vitit 2013 ka qenë një ndër aktivitetet tona që kemi organizuar me qëllim të promovimit të të drejtave të fëmijëve, tha Maryse Chureau nga Misioni i OSBE-së në Kosovë.
Së bashku me OJQ-në Qendra Rinore, të cilët kanë kërkuar tju ndihmojmë në ngritjen e vetëdijes së fëmijëve për të drejtat e tyre, ne kemi trajnuar nxënësit dhe lehtësuar debate. Këta nxënës kanë bërë edhe vizatime ku kanë shprehur mënyrën e tyre të të kuptuarit të të drejtave të njeriut, shtoi ajo.
Përhapja e dijes
Sipas Chureau, pjesëmarrësit në punëtori kanë treguar angazhim të madh për këtë çështje, dhe kanë shfaqur interes për të vazhduar me ligjerata me qëllim që ta bartin dijen që kanë marrë edhe te bashkëmoshatarët e tyre.
Si rezultat, pas disa muajve dhe me ndihmën e Qendrës Rinore dhe Misionit të OSBE-së në Kosovë, nga 16 deri me 24 shkurt ata kanë organizuar pesë ligjerata në shkollët e tyre përkatëse, dhe i kanë prezantuar nenet e Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve për rreth 150 nxënës.
Të gjithë fëmijët janë të ndryshëm, por të gjithë kanë të drejta të njëjta, thotë Diari gjatë ligjeratës së fundit. Konventa thotë se fëmijët nuk duhet të diskriminohen dhe duhet të kenë mundësi të barabarta. Të gjithë ne këtu mund të bëjnë diçka humanitare; ti ndihmojmë shokët tanë në nevojë dhe të mos diskrimojmë askë për shkak të nacionalitetit, fesë apo gjinisë.
Disrimini më bazë të moshës që Diari dhe moshatarët e tij thonë se e hasin rregullisht e ka shtyrë atë të merr pjesë fillimisht në puntori e pastaj edhe të institoj për ligjeratat nëpër shkolla.
Shoqëria jonë në përgjithësi i shkel të drejtat e fëmijëve, thotë ai. Dhe kjo ndodh çdokund, në shkollë, në familje, në rrugë, shton Alora Hyseni, bashkë-ligjeruese. Kam vendosur ti studioj të drejtat e fëmijëve dhe të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes pasi që shoh shkelje pothuajse çdo ditë, tha ajo.
Sfidat na bëjnë më të fortë
Edhe pse Diari dhe Alora thonë se familjet e tyre ia respektojnë të drejtat dhe mendimet, dhe i mbështesin aktivitetet e tyre, e njëjta nuk ndodh në vendet tjera. Në një debat të mëhershëm të organizuar nga Qendra Rinore në mes të nxënësve dhe drejtorëve të shkollave, Diari e ndjeu diskriminimin në lëkurën e tij.
Drejtori nuk më la të flas sepse nuk i pëlqente ajo çfarë po thoja. Ai mendonte se fakti që është drejtor dhe më i vjetër i jep të drejtë të më heshtë, çka në fakt më shtyu të bëhen edhe më aktiv kështu që vendosa të marrë pjesë në punëtori dhe të insistoj të organizojmë edhe ligjeratat nëpër shkolla, thotë ai.
Nxënësit pjesëmarrës në ligjeratë shprehën të njëjtat shqetësime. Shkeljet ndodhin, dhe pas kësaj ligjerate do të mund ti identifikojmë më mirë ato dhe ta ngrisim zërin, thotë Kaltrina Syla, nxënëse e klasës së 10. Po ashtu, jemi bërë kureshtarë që të lexojmë më shumë rreth Konventës dhe mjeteve tjera që i mbrojnë të drejtat e fëmijëve, shtoi ajo.
Planet për të ardhmen
Edhe Diari planifikon të bëj më shumë duke u anëtarësuar në Qendrën Rinore dhe duke vazhduar të ndihmoj në ngritjen e vetëdijes për të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve.
Duhet të ngritet vetëdija për të drejtat e njeriut në përgjithësi, dhe të drejtat e fëmijëve në veçanti, dhe jo vetëm në mesin e moshatarëve të mij, por edhe te të rriturit. Për shembull, njerëzit përmbi 30 vjet, që nuk kanë pasur rastin të marrin njohuri rreth të drejtave të fëmijëve, duhet të kenë mundësinë të kuptojnë se askush nuk ka të drejtë të shkelë të drejtat tona, thotë Diari.
Luljeta Ismaili nga Qendra Rinore thotë se ka qenë kënaqësi të shohin entuziazmin e nxënësve për të bartur njohuritë që kanë marrë te sa ma shumë nxënës tjerë.
Kanë dashur që këto ligjerata ti bëjnë vetë, por kanë pasur edhe përkrahjen tonë, për çdo rast, thotë ajo. Së bashku me përfaqësuesit e OSBE-së kemi qenë present në çdo ligjeratë për ti përkrahur, dhe me kënaqësi them se kanë bërë një punë vërtetë shumë të mirë.