Nxënësit më të dobët në gjysmëvjetorin e parë
Prishtinë, 27 dhjetor - Prej 56.572 nxënës me tri e më shumë nota të dobëta në gjysmëvjetorin e parë të vitit të kaluar, në gjysmëvjetorin e dytë kanë mbetur vetëm 2.527 nxënës në këtë kategori.
Kthyer në përqindje i bie që 22 fish kishte nxënës më të dobët në gjysmëvjetorin e parë krahasuar me atë të dytin.
Sipas statistikave të Ministrisë së Arsimit, të siguruara nga Koha Ditore, ka dallime drastike në mes suksesit të përgjithshëm të nxënësve midis dy gjysmëvjetorëve.
Aty përfshihet suksesi nga klasa e parë e deri në klasën e 13-të, kurse suksesi më i dobët fillon nga klasa e 5-6 dhe prek kulmin në klasat 10-11.
Këto shifra, njohës të çështjeve të arsimit thonë se janë si pasojë e traditës dhe fushatës që është krijuar në sistemin parauniversitar në Kosovë, ku mësimdhënësit i falin notat në gjysmëvjetorin e dytë. /koha/