21 Dhjetor 2024

Nxënësit kundër grevës, kërkojn nisjen e mësimit me 1 shtator

Prishtinë, 22 gusht - Grupi përfaqësues i fëmijëve “Respect Our Rights” – ROR kërkon nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), që të veprojnë në mënyrë urgjente për të shmangur një grevë të përgjithshme në arsim.
 
"Ne grupi i fëmijëve “Respect Our Rights – ROR” shprehim shqetësim të madh për situatën e krijuar në arsim, si pasojë e vonesave në miratimin e Ligjit për Paga dhe vendimit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës së Kosovës (SBAShK) për grevë të përgjithshme në të gjitha institucionet edukativo-arsimore në Kosovë", thekson ROR
.
Si zë përfaqësues i fëmijëve në Kosovë ROR vlerëson se një grevë e përgjithshme në arsim ndikon negativisht te nxënësit.

Fillimisht, greva sipas tyre u mohon fëmijëve të drejtën për arsim, të garantuar nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe konventat ndërkombëtare.

Greva, gjithashtu, ndikon negativisht në shëndetin mendor dhe psikologjinë e vefëmijë.

"Ajo na pamundëson të kthehemi në shkolla në datën standarde – 1 shtator, ndërsa u pengon fëmijëve edhe më të vegjël, në arsimin e hershëm, që të vijojnë me procesin e shoqërimit dhe mësimit bazik në çerdhe", konsideron ROR.

Duke marrë si precedent rastet e mëparshme të humbjes së ditëve të mësimit si pasojë e veprimeve sindikale, shkollat pritet të zëvendësojnë orët e humbura gjatë ditëve të fundjavës, duke shkaktuar mbilodhje dhe stërngarkim te nxënësit, gjë që ndikon në cilësinë e mësimnxënies.

ROR konsideron se MAShTI ka detyrim ligjor-kushtetues që t’u garantojë fëmijëve shkollim efektiv dhe cilësor, andaj ne presim që ky detyrim të përmbushet, në përputhje me normat dhe afatet standarde arsimore.

"Ne u bëjmë thirrje MAShTI-t dhe SBAShK-ut që të angazhohen në dialog social për të zgjidhur këtë çështje, dhe jo të na dënojnë neve për shkak të mosmarrëveshjeve të tyre", deklaron ROR.

ROR gjithashtu thekson se mban qëndrim neutral sa i përket diskutimeve për Ligjin e Pagave dhe kërkesave të SBAShK; dhe u apelon të gjithë mësimdhënësve që të mendojnë për të mirën e përgjithshme, dhe në veçanti për nxënësit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)