30 Dhjetor 2024

Nxënësit informohen mbi të drejtat dhe shqetësimet e PNV-ve

Prizren, 29 mars - EC Ma Ndryshe dhe OPDMK (Organizata e Personave me Distrofi Muskulare të Kosovës) kanë nisur serinë e ligjëratave në shkollat e mesme të Prizrenit, për të informuar nxënësit mbi të drejtat dhe shqetësimet e Personave me Nevoja të Veçanta, si dhe për t’i ftuar ata që të jenë pjesë e aktiviteteve të ardhshme në këtë drejtim.

Prezantimet para nxënësve realizohen nga vet Personat me Nevoja të Veçanta, me ç’rast zhvillohen edhe diskutime mbi qasjen dhe pjesëmarrjen, me përqendrim në nevojat e Personave me Nevoja të Veçanta.

Duke përdorur mjete dhe metoda kreative dhe përfshirëse, projekti “Prizreni, qytet pa pengesa”, sjellë një qasje alternative për mobilizimin e komunitetit dhe avokimin e bazuar në të drejta për personat me nevoja të veçanta.

OJQ EC Ma Ndryshe dhe OPDMK në shkurt të këtij viti kanë filluar realizimin e projektit  “Prizreni, qytet pa pengesa”, i cili përkrahet nga USAID.

Qëllimi i përgjithshëm i projektit përfshinë rritjen e pjesëmarrjes së Personave me Nevoja të Veçanta dhe të rinjve në projektimin e Prizrenit pa pengesa.

Përfitues kryesorë të projektit do të jenë Personat me Nevoja të Veçanta dhe nxënësit e shkollave të mesme të qytetit të Prizrenit.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)