Nxënësit e Shkollës Fillore 'Faik Konica' në Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit
Prishtinë, 22 shkurt - Edhe nxënësit e Shkollës Fillore 'Faik Konica' në Prishtinë kanë dal në Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit.
Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit ka falenderuar Shkollën fillore "Faik Konica" me saktësisht klasën VI/6 me kujdestarën Arbenita Gagica, për ftesën që Grupi i qytetarëve për Mbrojtjen e Liqenit të Badovcit të bashkë bisedoj me nxënsit për resurset ujore dhe mjedisin.
Eksona Shala si ekologe, eksperte e Mjedisit dhe anëtare e grupit, në orën e Ekologjisë ndau me nxënsit shumë njohuri.
"Ishte knaqësi me pa interesimin dhe pasionin e nxënsve për mbrojtjen e ujit dhe mjedisit. Bravo ju lumtë për iniciativën dhe faleminderit për mbështetjen", thekson Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badofcit.