Nxënësit e Shangait janë më të mirët në botë
Vjenë, 4 dhjetor - Nxënësit e Shangait, qyteti më i madh i Kinës, janë më të mirët në botë, sipas një provimi ndërkombëtar të kohëve të fundit, ndërsa nxënësit amerikanë vazhdojnë të mbesin pas.
Rezultatet e Programit për Vlerësimin e Nxënësve në Botë për vitin 2012, që u bënë publike sot, tregojnë se Shangai është përpara 60 vendeve të tjera në matematikë, lexim dhe shkencë.
Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik e bën provimin për 15-16 vjeçarët çdo tre vjet.
Në këtë provim të fundit, vendet e Azisë Lindore ishin në krye të klasifikimit, duke zënë shtatë nga 10 vendet e para në të treja lëndët.
Adoleshentët amerikanë u radhitën në vend të 36 në klasifikimin e përgjithshëm, me rezultate nën mesataren ndërkombëtare në matematikë dhe në nivel mesatar në lexim dhe shkencë.
Mbi 500 mijë nxënës nga 65 vende dhe sisteme shkollore që përfaqësojnë mbi 80 për qind të ekonomisë botërore morën pjesë në vlerësimin e fundit.