Nxënësit e Prishtinës shpalosin vizionin për mjedisin
Prishtinë, 8 mars - Iniciativa EKOSOVA në përkrahje të Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, kanë organizuar një aktivitet me nxënësit e shkollave të ndryshme të Prishtinës për vizionin e tyre karshi mjedisit.
Me këtë rast në Kabinetin e Ministrit Agani, nxënësit përmes pikturave shpalosen vizionin e tyre për mjedisin, duke treguar një përkushtim të madhë në ruajtjen dhe zhvillimin e hapësirave të gjelbruara.
Ministri Ferid Agani, përgëzoi organizatorët e këtij aktiviteti, ndërsa tha se mbështesin fuqishëm të gjitha nismat që kanë për qëllim vetëdijesimin e qytetarëve për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Përfaqësuesit e organizimit të këtij aktiviteti falenderuan ministrin Agani për mbështetjen dhe hapësirën e dhënë për tua mundësuar nxënësve që të shpalosin idetë e tyre për mjedisin.
Në fund të këtij aktiviteti të gjitha pikturat do të vendosen në hapësirat e MMPH-së, me çrast do të jenë të hapura për vizitorët e interesuar.