Nxënësit e Mileniumit te Tretë i dhurojnë MMPH Pemën e Shpresës
Prishtinë, 6 dhjetor - Për nderimin e ditës ndërkombëtare të vullnetarëve, grupi I nxënësve të shkollës Mileniumi i Tretë, nga Prishtina, i dhuruan Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Pemën e Shpresës.
Nxënësit i priti zëvendësministri i mjedisit, Shpëtim Rudi, i cili falenderoi shkollën dhe nxënësit për dhuratën dhe tha se vetëdijësimi për mbrojtjen e mjedisit mund të fillojë me grup të vogël, mirëpo ndikimi të jetë i madh, cfarë edhe i duhet Kosovës.
Kjo pemë, e krijuar nga materialet e ricikluara, gjatë ditës u ka ofruar qytetarëve një mundësi për shfaqjen e ideve, dëshirave e shpresës përmes shënimit të mesazheve në gjethet e pemës.
Sipas nxënësve vullnetarë, Pemë e Shpresës është një shprehje simbolike e revoltës së të rinjëve për ngritje të vetëdijësimit për ruajtjen e mjedisit në Kosovë.