Nxënësit e klasave të 9-ta zhvillojnë sot provimin
Prishtinë, 3 korrik - Rreth 32 mijë nxënës të klases së 9-të i nënshtrohen sot testit të arritshmërisë në të gjitha komunat e Kosovës.
Zyrtarë të ministrisë së arsimit thanë se procesi është duke shkuar mirë. Rezultati i këtij testi do ti orientojë nxënësit për të vazhduar shkollimin e mëtejmë.
Në 90 qendra të testimit në mbarë vendin, testi i arritshmërisë ka filluar me kohë dhe pa ndonjë problem.
Nxënësit kanë emocione dhe disa prej tyre thonë se pyetjet janë të vështira e disa po ia dalin mirë.