26 Dhjetor 2024

Nxënësit e Gjimnazit “Hasan Nahi”, të dytët në botë

Prishtinë, 12 maj - Lajm fantastik për shqiptarët. Nxënësit e Gjimnazit Hasan Nahi të cilët përfaqësuan Kosovën; Blerim Jashari, Besfort Hashani, Mirsad Zejnullahu dhe Enes Thaçi janë katër “shkencëtarët” kosovarë që kanë marrë dy medalje argjendi (çmimi i dytë) në Olimpiadën Ndërkombëtare “I SWEEEP-2015”, në fushën e projekteve mjedisore për energji të qëndrueshme.

Ata morën dy medalje argjendi me dy projektet shkencore “Pastrimi i ujërave të ndotura nga metalet e rënda dhe bakteriet me anë të membranave” dhe “Prodhimi i një plehu natyral nga përzierja e kërcellit të lulediellit të djegur me bohçat e pishës”.

Projektet e nxënësve të Gjimnazit Hasan Nahi në etapën e parë arritën të jenë finalistë me projektet e tyre. Ishin 2305 projekte shkencore prej së cilave u zgjodhën 393 projekte finaliste. Me 68 shtete nga gjithë bota dhe mbi 40 shtete nga SHBA të cilat garuan në finale, Gjimnazistët Kosovarë arritën të konkurojnë me botën e të marrin dy medalje argjendi.

Pavarësisht moshës fare të re, ata kanë shkëlqyer duke lënë të habitur jurinë me aftësitë dhe profesionalizmin e treguar në përgatitjen dhe zhvillimin e projektit.

Suksesi në Gjimnazin Hasan Nahi po kthehet në traditë. Vitin e kaluar nxënësit e këtij Gjimnazi u kthyen nga SHBA me medalje bronzi, ndërsa këtë vit fituan dy medalje argjendi. Ky është dhe fryt I punës së madhe të bërë nga arsimtarët dhe nxënësit të cilët punuan rreth pesë muaj në laboratorët e shkollës dhe laboratorin e katedrës Kimi-Fizikë të universitetit të Prishtinës.

Urimet më të mira për nxënësit, familjet e tyre, mësuesit e tyre në Gjimnazin Hasan Nahi dhe më herët në shkollat fillore dhe të gjithë popullit shqiptar. Le ta ngremë emrin e Kosovës kudo në Botë me shkencën bashkohore!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)