25 Dhjetor 2024

Nxënësit e ciklit të ulët në Prishtinë me çanta të lehtësuara

Prishtinë, 24 nëntor - Ashtu siç edhe ishte zotuar Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, se do të angazhohej në lehtësimin e çantave të nxënësve, tashmë kanë filluar të vendosen dollapët në shkollat e kryeqytetit.

Me këtë rast, Drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Arbërie Nagavci dhe drejtuesja e kabinetit Fitore Pacolli, kanë vizituar shkollat e kryeqytetit, “Hasan Prishtina” dhe “Faik Konica” për t’u informuar në vend me procesin e vendosjes së dollapëve, qëllimi i të cilëve është lehtësimi i çantave të shkollës që mbajnë nxënësit.

Në bashkëbisedim me nxënësit, Drejtoresha Nagavci pati rastin të kuptojë se ata ishin të kënaqur që tashmë do ta kenë secili prej tyre dollapin për vendosjen e disa prej librave. Nagavci i porositi ata që të jenë të kujdesshëm me pajisjet e tyre, pasi që të njëjtit dollapë do të shfrytëzohen edhe nga gjeneratat që vijnë.

Udhëheqësit e shkollave dhe mësimdhënësit e njoftuan drejtoreshën Nagavci se procesi mësimor është duke u zhvilluar pa probleme.

Kontrata për “Furnizimin dhe montimin e dollapëve për ciklet e ulëta të shkollave fillore të Komunës së Prishtinës”, është nënshkruar me kompaninë N.T.P “Duglas” nga Besiana, me vlerë prej 222.419.50 Euro. Origjina e dollapëve do të jetë sipas Kodit të Doganave të Bashkësisë Evropiane, ose sipas marrëveshjeve ndërkombëtare në fuqi. 

Ky projekt realizohet me qëllim të lehtësimit të çantave të fëmijëve të cikleve të ulëta mësimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)