Nxënëseve i`u ligjërohet për mbrojtjen e mjedisit
Mitrovicë, 11 shkurt - Me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët sa i përket mbrojtës së ambientit, Drejtoria për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunën e Mitrovicës, ka filluar me mbajtjen e ligjëratave në shkollat fillore dhe të mesme për rëndësinë e mbrojtjes së ambientit.
Fillimisht ky projekt ka filluar në shkollat fillore, ndërsa ligjëratat është duke i mbajtur stafi i drejtorisë për mbrojtjen e mjedisit.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Mjedisit, Enver Uka, the se ky vendim ka ardhur si rezultat i nevojës për një edukim më të madh sa i përket kësaj fushe.
Stafi jonë është duke bërë një punë të madhe sa i përket ligjërimit. Deri me tani jemi të kënaqur me ecurinë e këtij projekti. Të gjitha ligjërata janë duke u bërë sipas literaturës bashkëkohore sa i përket mbrojtjes së ambientit në përgjithësi. Një ambient i shëndosh, është një shoqëri e shëndoshë, ka thënë drejtori Uka
Drejtori Uka u shpreh i kënaqur edhe me mesimnxënnien e nxënëseve nëpër shkollat e ndryshme në Komunën e Mitrovicës, sa i përket ambientit.
Stafi i Drejtorisë për Mbrojtën e Mjedisit do të ligjëroj në shkolla deri në fund të muajit qershor.