30 Dhjetor 2024

Nuridin Mestani, kandidati i parë për rektor

Prishtinë, 25 mars - Deri më tash për rektor ka konkurruar vetëm një kandidat. Konkursi për rektor mbyllet të martën.

Profesori i rregullt i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Nuridin Mestani, është kandidati i parë që ka konkurruar sot për rektor të UP-së në konkursin e rishpallur nga Rektorati për rektor.

Profesor Mestani është 60-vjeçar, kurse ka përvojë akademike 36-vjeçare. Ka ushtruar detyra të ndryshme menaxheriale. Ka qenë prodekan në Fakultetin e Bujqësisë, për 12 vjet rresht drejtor i përgjithshëm i Organizatës Amerikane “Heifer International”, kurse aktualisht është kryetar i Këshillit Shkencor në Ministrinë e Arsimit, të Shkencës dhe të Teknologjisë për “Prodhim bujqësor dhe siguri të ushqimit” dhe shef i Departamentit në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë.

Profesor Mestani ka magjistruar në Fakultetin e Bujqësisë në Zagreb, kurse ka doktoruar në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetin e Prishtinës. Mestani ka marrë pjesë në dhjetëra konferenca kombëtare e ndërkombëtare me kumtesa të ndryshme nga fusha e bujqësisë dhe ka botuar dhjetëra recensione në revista me “impakt faktor” me koeficient të lartë. Përpos shqipes, të cilën e ka gjuhë amtare, Mestani flet dhe shkruan edhe serbo-kroatisht dhe anglisht. Epoka e re

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)