27 Dhjetor 2024

Numri i fëmijëve në arsimin fillor e të mesëm është 273 649

Prishtinë, 21 gusht - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Arsimit Fillor dhe të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2014/2015.

Publikimi i të dhënave statistikore për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët për vitin shkollor 2014/2015 përmban të dhëna statistikore gjithëpërfshirëse, lidhur me treguesit statistikorë të arsimit për nivelin e dytë të arsimit fillor, nga klasa e parë (1) deri në klasë të pestë (5), si dhe të dhënat për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët nga klasa e gjashtë (6) deri në klasën e nëntë (9).

Numri  i fëmijëve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët  është 273 649 prej tyre 132 481 ose 48%  janë femra, ndërsa 141 168 ose 52% janë meshkuj. Numri i mësimdhënësve në arsimin fillor dhe të mesëm të ulët  është 17 594, prej tyre 9 139 ose 51.9% janë femra, ndërsa 8 455 ose 48.1% janë meshkuj.

Numri i fëmijëve në arsimin privat për fillor dhe të mesëm të ulët është 2 238, prej tyre 946 janë femra, ndërsa 1 292 meshkuj.

Të dhënat janë paraqitur në nivel qendror dhe lokal për arsimin në sektorin publik dhe atë privat, për numrin e shkollave, numrin e nxënësve, numrin e mësimdhënësve, numrin e nxënësve sipas përkatësisë etnike, dhe numrin e nxënësve sipas klasave.

Burim i këtyre të dhënave është Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) përkatësisht Sistemi i Menaxhimit të Informatave në Arsim (SMIA).

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)