28 Prill 2024

Nuk zgjidhet u.d. i rektorit

Prishtinë, 5 mars - Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës nuk ka arritur ta zgjedh ushtruesin e detyrës së rektorit të UP-së, derisa i ka propozuar Qëndrim Gashin, Myzafere Limanin dhe Anton Berishën kandidatë për të parin e UP-së. Kryesuesja e KD-së, Shefkije Islamaj, ka thënë se kjo është bërë me qëllim që të ketë sa më shumë mundësi për këtë pozitë.


“Arsyeja se Këshilli Drejtues mendon se duhet të ketë më shumë kandidatë në mënyrë që të ketë mundësinë që të zgjedh atë që realisht mendohet që mund ta kryej punën e rektorit”, ka thënë ajo.

Ajo ka shtuar se mbledhja e radhës e KD-së do të mbahet të premten pasi kandidatët e propozuar nuk janë të njoftuar me këto propozime dhe se ata duhet fillimisht të njoftohen nëse dëshirojnë ta pranojnë këtë pozitë dhe pastaj të votohen. Dy kandidatët e propozuar nga Senati ditë më parë janë, Naser Zabeli dhe Abdullah Zejnullahu. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)