Nuk ndalet greva në UP
Prishtinë, 24 mars - Greva e punëtorëve të administratës së Universiteti të Prishtinës Hasan Prishtina, do të vazhdojë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate, të Këshillit organizativ Grevistë të Punëtorëve të të gjitha njësive akademike, pas takimit që kanë mbajtur ata të hënën.
Mbi bazën e disponimit të përgjithshëm të punëtorëve të administratës të njësive akademike dhe deklarimit të tyre, u morr vendimi që greva të vazhdoj gjerë në përmbushjen e kërkesave të tyre në mënyrë të plotë, varësisht nga sjellja e subjekteve relevante të UP-së, Këshilli Grevist do të pozicionohet konform aktualitetit të momentit dhe do të shqyrtoj radikalizmin e formave tjera të grevës, është thënë në komunikatë.