Nuk ka më avancime me automatizëm
Prishtinë, 7 maj - Profesorët e Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina më nuk do të mund të avancohen pa pasur punime shkencore të publikuara.
Drejtues të universitetit janë duke synuar që të ndalin avancimet që bëhen pa përfillur kriteret që janë të përcaktuara në Statutin e UP-së. Një gjë të tillë e ka paralajmëruar rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu.
Nuk do të ketë më avancime me automatizëm, por as ndalesa, ka thënë rektori Zejnullahu në mbledhjen e Senatit të UP-së. /Epoka e re/