15 Nëntor 2024

N'Sqep - Zgjidhja për përkujdesje të fëmijëve pas orës 17:00

Prishtinë, 12 maj - Jeta dinamike në ditët e sotit, si dhe fuqizimi i rolit të gruas në shoqërinë tonë, e sidomos në kryeqytet, ka shtuar angazhimet e femrave gjithandej.

Përpos pengesave tjera t’shumta, një problem që familjet e reja shpesh hasin është që pasi t’mbyllën të gjitha kopshtet, dhe kanë ndonjë angazhim shtesë mbas orarit të punës, urgjencë, darkë apo aheng, nuk kanë se si t’i lënë t’vetëm në shtëpi t’vegjlit e tyre dhe nuk kanë ku t’i dërgojnë.

T’mospasurit e një familjari apo dikujt tjetër që t’kujdeset për fëmijët kur kanë ndonjë angazhim, shpeshherë rezulton me komplikim t’planeve n’punë apo t’shoqërisë në përgjithesi.

Angazhimi i një kujdestari/je personal/e për fëmijët mund të jetë shumë i shtrenjtë, e papërshtatshme dhe shpeshherë, përpos kësaj, vështirë të gjindet; dërgimi i fëmijëve te gjyshërit për shumicën mund të jetë e pamundur, për shkak se shumica e familjeve jetojnë në qytete të ndara; dhe shumë e shumë raste tjera t’angazhimit të të njofshmëve t’afërm, që i bën ta kenë mendjen tërësisht te fëmijët dhe t’mos jenë aspak prezent në ngjarjen për t’cilën edhe kanë angazhuar dikë për përkujdesje.

Duke pasur parasyshë këtë problematikë, që nuk është e rrallë te familjet e reja, katër vajza, Bardha, Diana, Menda dhe Yllka, kanë menduar se çfarë mund të bëhet që t’ua lehtësojnë nënave dhe baballarëve këtë brengë, duke hapur një qendër për përkujdesje të fëmijëve “N’Sqep”, me vendndodhje në Breg të Diellit, në t’cilën fëmijët mund t’i dërgojnë kurdo që kanë urgjencë, çdo dite pas orës 17:00 deri kur t’jetë nevoja, si dhe n’fundjavë tërë ditën.

“N’Sqep”, përpos përkujdesjes së fëmijëve, ofron edhe marrjen e fëmijëve nga kopshtet dhe shkollat, si dhe dërgimin e tyre në shtëpi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)