23 Dhjetor 2024

Një shkollë gjermane me emër shqiptar

Berlin, 1 mars - Një shkollë fillore në Berlin merr emrin e një shqiptari. Bëhet fjalë për shkollën e tetë të integruar, e cila në këtë vit shkollor do të mbajë emrin e Refik Veselit, një heroi të heshtur shqiptar të njohur si njëri ndër bashkëkombësit e tij jo, të pakët që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Autoritetet e shkollës kishin marrë që më herët vendimin për emrin shqiptar të shkollës së tyre, por procedurat burokratike e kishin shtyrë këtë për një kohë. Së fundi, edhe enti për arsim i qarkut Friedrichshain-Kreuzberg e ka bërë të ditur vendimin.

Refik Veseli, në kohën Luftës së Dytë Botërore, kur ishte 17 vjeç, kishte fshehur dhe mbrojtur një familje hebreje që në Shqipëri kishte ardhur nga Jugosllavia, shkruan “Morgenpost.de”.
 

Veseli kishte mbajtur edhe pas luftës kontakte me familjen e shpëtuar. Sot ai dhe një numër shqiptarësh janë nderuar me titullin e “Njerëzve të drejtë” nga organizatat hebreje që kultivojnë kujtimin për holokaustin.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)