Një shembull i shkrimtarit dhe publicistit Riza Greiçevci
Shkruar nga Ismail Hoti
Më 5 qershor 2012, në shkollën fillore Shotë Galica të Abrisë së Drenasit erdhi shkrimtari e publicisti Riza Greiçevci.
Ardhja e këtij shkrimtari e gazetari gjithnjë është e pritur me mirëseardhje e respekt, sa për kontributin e tij prej gazetari gjatë luftës çlirimtare të UÇK-së, por edhe për orët letrare e dhuratat e shpeshta me libra që ky intelektual vazhdimisht shpërndanë nëpër të gjitha shkollat e Drenicës dhe gjithandej Kosovës.
Të martën, shkrimtari Greiçevci gëzoi, nderoi dhe respektoi me zemër jo vetëm arsimtarët, prindërit, nxënësit e kësaj shkolle, por ky poet e publicist i njohur pasuroi bibliotekën e shkollës me 100 libra nga dhjetë botime të reja,
letrare.
Kështu, që nga e marta e 5 qershorit 2012 biblioteka e shkollës fillore Shotë Galica do të jetë e pasuruar me 100 libra të rinj të këtij shkrimtari, dhe veçmas duhet pikasur shembullin e tij me dhuratë botimesh të reja, si bie fjala:
Urtësi nga më të shquarit e kombit- 1, Një Tokë, Një Kokë 2, dhe Gjaku gatoi lirinë 3 dhe 100 vjet Shqipëri, roman, Shqipe ishim, shqipe jemi, Teuta në Prekaz, Deri në vdekje (tri drama), Vallja e Pavarësisë, Zogmali, Fi-Fi-Guri, e të tjera.
Në të ndarë shkrimtari, tha: Juve që mblidhni dhe shpërndani nektarin e diturisë, të rritës dhe të edukimit e arsimimit të fëmijëve tanë, ju dorëzoj këtë dhuratë në shenjë të përvjetorit të 100-të Pavarësisë së Shqipërisë, 4-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
(Autori është arsimtar në Abri)