14 Nëntor 2024

Një gjeneratë e re Ambientalistësh

Prishtinë, 20 prill - Instituti i Teknologjisë së Rochester në Kosovë (i njohur si Universiteti Amerikan në Kosovë – AUK) është duke përgatitur një brez të ri të ambientalistëve në Kosovë duke i dhënë studentëve përvoja të dorës së parë përmes hulumtimeve në terren, në Parkun Nacional “Malet e Sharrit”.

Është ndërtuar një partneritet mes stafit të universitetit, studentëve, stafit të Parkut Sharr, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe publikut për të kontribuar në mbrojtjen e mjedisit të Kosovës. Mbrojtja dhe investigimi i natyrës është faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e vlerave tona si shtet dhe si individë dhe është demonstrim i përgjegjësisë që kemi ndaj natyrës.

Marrë këtë parasysh, Qendra për Energji dhe Resurse Natyrore RIT në bashkëpunim me RIT Kosovo kanë punuar rreth digjitalizimit të një projekti me kamera në natyrë dhe kanë ndihmuar stafin e Parkut Nacional Sharr në dokumentimin e biodiversitetit në park dhe ndarjen e këtyre informacioneve me publikun. 

Projekti i drejtuar nga Dr. Prof. Michael Waschak nga Instituti i Teknologjisë në Rochester është iniciuar për të dokumentuar biodiversitetin në Kosovë. Deri më tani, ka pasur mungesë të mjeteve përkatëse për realizimin e një projekti të tillë, mirëpo stafi i projektit ka arritur të sigurojë mjetet e duhura për realizimin e këtij projekti.

Me mbi 20 kamera telekomandë të montuara në pemë të Parkut Nacional “Sharri” dhe tre kamera të montuara në drone fluturake që bëjnë vëzhgimin nga lart, publiku mund të ketë një perspektivë të qartë mbi biodiversitetin unik dhe të pasur që Kosova posedon. Kështu që, duke informuar publikun rreth biodiverzitetit dhe vlerave natyrore që ne posedojmë, stafi i projektit shpreson se do të rris nivelin e vigjilencës në mënyrë që këto vlera të ruhen.

Stafi i Projektit dhe studentët thellësisht besojnë se ky projekt do të krijojë një kulturë dhe kujdes më të shtuar për ruajtjen e ambientit,  përkujdesjen dhe dashurinë më të madhe për kafshët dhe natyrën që na rrethon. Njëri nga studentët, Albion Ujkashi thotë se \"Si studentë dhe si pjesë e këtij projekti, ne ndihemi të privilegjuar qe kemi mundësinë që për herë të parë të kontribuojmë për të mirën e vendit. Po ashtu jemi shumë të bindur se gjeneratat e reja do të kenë një kujdes dhe dashuri më të madhe për kafshët dhe për ruajtjen e biodiversitetit.\"

Për më tepër, Bekim Bytyci nga Stafi i Parkut Nacional i Sharrit thotë: “Gjenerata e cila po merret me kujdesjen e parkut mbrenda 5-10 viteve do pensionohet dhe eshte projekti i studentëve të RIT Kosovës te cilët japin shpresë se paku do të mbesë në duar të personave të cilët janë përgjegjës dhe janë te gatshëm te kontribuojnë ne ruajtjen e biodiversitetit në Parkun Nacional të Sharrit”.

Në Kosovë, nekemi tendencë që ti japim më shumë rëndësi kostos ekonomike në relacion me atëse çfarë gjendet në natyrë, por jo gjithçka mund të shprehet në terma ekonomik. Përmes këtij projekti i cili po zhvillohet në park, mund të themi se ajo çfarë është e rrallë nuk mund të shprehet në terma ekonomik. Prezenca e diverzitetitnë këtë park është vlerë nacionale e cila nuk duhet të shpërdorohet, prandaj këta studentë duan të ftojnë të gjithë që t’i bashkohen projektit në mënyrë qëtë ruajmë atë çfarë e bën parkun unik dhe të njoftojmë shoqërinë rreth vlerave që gjenden në park.

Ambasadori Norvegjez, Jan Braathu, i cili edhe personalisht ka vizituar Parkun Nacional të Sharrit në një ekspeditë të organizuar nga stafi i RIT Kosovo thotë: “Është një fakt shumë pak i njohur që Kosova është me fat që ka një ndër natyrat më spektakolare në Evropë. Malet dhe pyjet e Kosovës janë një aset i çmuar për njerëzit e Kosovës, të cilët duhet të bëjnë më mirë në vlerësimin dhe ruajtjen e resurseve të ndryshme.

Malet e Sharrit janë një ndër vendet më atraktive që Kosova posedon. Stafi i dedikuar i punëtorëve të cilët operojnë në Parkun Nacional Sharri janë duke bërë një punë të shkëlqyer në monitorimin dhe ruajtjen e parkut si dhe kafshëve të egra. Viteve të fundit stafi i cili operon në Sharr ka marrë një ndihmë të veçantë nga stafi entuziast i RIT i gërshetuar prej profesorëve dhe studentëve të RIT Kosovo.

Projekti ka për qëllim të shfaq dhe të analizojë kafshë të egra të ndryshme të cilat gjendën në Malet e Sharrit, përmes përdorimit të kamerave të fshehura në vende të ndryshme si dhe përmes përdorimit të dronëve. Kjo jep mundësinë që kërkimi të jetë brenda suazave shkencore dhe të bëhet monitorimi i saktë i kafshëve të egra të cilat gjenden brenda territorit të Parkut Nacional të Sharrit.

Kamerat tregojnë një miks dhe një numër të madh të kafshëve të egra të cilat gjenden në këto male. Ky projekt është gjithashtu një shembull se si studentët e RIT Kosovo janë duke kontribuar për komunitetin dhe shtetin e tyre përmes këtij projekti në malet e Sharrit. Ambasada Norvegjeze është krenare të ketë pasur mundësinë që të japë mbështetje financiare studentëve të RIT Kosovo për realizimin e projektit në malet e Sharrit”.

Në vitin 1986, Parku Naclional “Mali Sharr” ishte parku nacional i parë i themeluar në Kosovë. Pasi që nuk funksionoi gjatë periudhës 1999-2002, parku u riaktivizua në vitin 2002 me një staf prej 17 personash. Ky park cilësohet të jetë një park rekreativ në të cilin çdo person mund të gjejë veten e tij dhe të shijojë bukuritë që ajo na ofron. Vendosja e kamerave në këtë park mundëson qytetarët e Kosovës që të shikojmë nga afër se nga çfarë jemi të rrethuar dhe çfarë duhet të vlerësojmë. Për më tepër, ky projekt na bën të ndihemi pjesëmarrës në rritjen e vlerave kulturore për sa i përket ruajtjes së mjedisit.

Aktivitetet e RIT në Parkun Nacional “Malet e Sharrit” për hulumtimin rreth ambientit dhe mbrojtjen e biodiversitetit janë mbështetë financiarisht nga shumë organizata dhe ambasada,duke përfshirë Kombet e Bashkuara, Ambasadën Norvegjeze dhe Ambasadën Amerikane, qendrën për Energji dhe Resurse Natyrore RIT të cilat u janë bashkuar studentëve në terren. Qytetarët mund të gjejnë më shumë informata për këtë projekt dhe të shohin imazhet që janë mbledhur nga ky projekt në web-faqen .

/InfoKomuna/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)