Një delegacion nga Gjermania vizituan Ministrinë e Arsimit
Prishtinë, 18 korrik - Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Nehat Mustafa me bashkëpunëtorë, ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria e Arsimit të Republikës së Baden Vurttember, me të cilët ka diskutuar lidhur me avancimin e bashkëpunimit ndërshtetërorë në fushën e arsimit.
Duke prezantuar gjendjen e arsimit në vend, zëvendësministri Mustafa ka theksuar se, Kosova e konsideron Gjermaninë pikë referimi sa i përket zhvillimit të arsimit, veçanërisht programit të arsimit profesional.
Më tej, Mustafa ka folur edhe për numrin e madh të gjuhëve të huaja, në të cilat organizohet mësimi parauniversitar, në një shtet me numër të vogël të banorëve, siç është Kosova,
Zv/ministri Mustafa, po ashtu ka vlerësuar lartë trajtimin që u bëhet nxënësve shqiptarë në Gjermani, përkatësisht mënyrën e organizimit të mësimit në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë, të cilët jetojnë atje.
Në anën tjetër, Herr Rudol Bosch, përfaqësues i delegacionit, theksoi se çështja e organzimit të mësimit në gjuhë të huaja është aspekt shumë i rëndësishëm për një shoqëri shumëetike.
Bosch, po ashtu bëri të ditur se edhe në Gjermani është shumë e rëndësishme që fëmijët e kombeve të ndryshme të përfshihen në sistemin arsimor.