23 Dhjetor 2024

Një dekadë ekselencë në arsim e "Swisscontact"

Prishtinë, 11 qershor - Organizata zvicerane ‘Swisscontact’ shënoi të martën në Prishtinë dhjetë vjet përkrahje për Arsimin dhe Aftësimin Profesional në Kosovë. Kjo organizatë ka përkrahur 13 shkolla të mesme profesionale me trajnime për mësimdhënësit, pajisje për shkollën, dhe praktikë në punë për nxënësit.

Ambasadorja e Zvicrës Krystyna Marty Lang tha se: “Ofrimi i vendeve të punës për të rinjtë vazhdon të jetë ndër sfidat kryesore të Kosovës dhe se papunësia në mesin e tyre pengon zhvillimin ekonomik të vendit”. Duke sjellur shembullin e shtetit të Zvicrës ku vazhdon të aplikohet modeli i përshtatjes së programeve shkollore me nevojat e tregut, Lang tha se kjo praktikë është sjellur në Kosovë duke duke drejtuar të rinjtë kah tregu i punës në përputhje të standardeve zvicerane dhe evropiane.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja tha se Kosova është e vetëdijshme se rinia e Kosovës është një pasuri e cila duhet përgatitur për sfidat e profesionit dhe të jetës. “Ndikimi i Swisscontact në arsimin profesional ka qenë dicka që nuk mund të krahasohet, që ka rezultuar në përgatitjen e nxënësve për të vazhduar më tutje te profesioni i tyre,” tha Buja.

Duke folur në emër të Swisscontact, Florian Meister tha se pas kësaj mbështetjeje shkollat profesionale janë më të kërkuara nga të rinjtë dhe nga këtu dalin të kualifikuar të rinjë të cilët mund të gjejnë një vend pune. Dhe të gjitha të arriturat kanë qenë të mundshme si rezultat i një bashkëpunimi të ngushtë me partnerët, shkollat dhe drejtuesit e tyre, si dhe trajnerët.

Projekti që ka zbatuar organizata ‘Swisscontact’ është financuar nga qeveria zvicerane përmes Zyrës Zvicerane për Zhvillim (SDC) në vlerë prej 8 milionë euro.

Këto investime kanë fuqizuar kapacitetet e shkollave partnere duke ngritur cilësinë e mësimdhënies dhe mësimnxënies. Kjo ka rritur mundësitë e të rinjëve për punësim falë shkathtësimit të tyre gjatë praktikës profesionale brenda në shkollë. Intervenimi i ‘Swisscontact’ i ka kushtuar rëndësi të madhe krijimit të lidhjes mes shkollave dhe kompanive private ku nxënësit kryejnë praktikën dhe ekspozohen kërkesave të përfitshme në tregun e punës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)