Nisi punimet konferenca shkencore e studiuesve të rinj të UBT-së
Prishtinë, 12 qershor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në bashkëpunim më të gjitha njësit akademike që ka ky Universitete, ka organizuar Konferencën e Parë shkencore të studiuesve të rinj.
Në këtë konferencë është paraqitur një numër i madhe i studiuesve të rinj me punimet e veta profesionale shkencore - hulumtues nga lëmit e ndryshme.
Përveç studentëve të Universitetit UBT, po marrin pjesë edhe profesorë edhe mysafirë dhe ekspert të lëmive të ndryshme, jo vetëm lokal por edhe atë ndërkombëtar.
Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në fjalën e tij shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference, është një mundësi për studentët e rinj që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme si dhe të ndërlidhen me qeshjet shkencore.
Komisioni për vlerësimin e punimeve ka vendosur se hulumtimet e prezantuara në këtë konferencë, në një të ardhme të afërt do të publikomë në revistën e Universitetit UBT, tha Dr. Petrit Shala.
Jo vetëm Leonita Arllati, e cila sot ka prezantuar hulumtimin e saj Komunikimi me WIRELESS dhe Shkurta Haliti me temën Topologjia e rrjetit, por edhe studentët tjerë ndihem të privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punime dhe të shprehin aftësitë e tyre në një ambient të mirëfilltë shkencor.
Punimet e Konferencës po zhvillohen në objektin e Universitetit UBT, dhe do zgjasin deri më 16 qershor 2012, në gjashtë sesione, dhe në këto disiplina si nga ekonomia dhe biznesi, arkitekturë, juridik, kompjuterizim e mekatronikë, etj.