Nisë ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën fillore në Komaran
Prishtinë, 25 nëntor - Sot në oborrin e shkollës fillore Xheladin Gashi-Plaku në Komoran, të komunë së Drenasit, do të vihet gur themeli i ndërtesës së sallës së edukatës fizike , projekt i përbashkët i Ministrisë së Administratës Publike dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Në këtë ceremoni pritet të marrin pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar dhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami.