Nisë konferenca mbi menaxhimin financiar të Universiteteve
Washington, 9 nëntor - Sot në sallën e senatit të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina mbahet konferenca "Menaxhimi financiar i institucioneve publike të arsimit të lartë në Kosovë.
Zhvillimi i një sistemi modern universitar lidhet ngushtë me një qasje të duhur për të siguruar autonominë e cila përshtatet me gjendjen përkatëse kombëtare dhe institucionale.
Në kuadër të katër dimensioneve bazë të autonomisë, autonomia financiare është vendimtare për universitetet për të arritur qëllimet e tyre strategjike.
Qëllimi i përgjithshëm i konferencës e cila është organizuar nga Ministria e Arsimit dhe WUS Kosova do të jetë prezantimi i rezultateve përfundimtare dhe të arriturave të projektit dhe rishikimi i zbatimit të ndryshimeve të identifikuara në White Paper (Projekti FAITH - projekti TEMPUS ).