Nisë fushata kundër ngacmimeve seksuale në Universitete publike
Prishtinë, 27 tetor - Nga sot filllon promovimi i kampanjës kundër ngacmimeve seksuale në Universitetet Publike të Kosovës.
Projekti Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike i financuar nga Ambasada Amerikane, implementuar nga Artpolis- Qendra për Art dhe Komunitet synon të përdorë një çasje inovative dhe jo vetëm në formë të ndihmesës mbi barazinë gjinore, të drejtat e vajzave dhe ngritjen e zërit të studentëve dhe profesorëve mbi ngacmimet seksuale brenda universiteteve publike.
Një gjë e tillë do të arrihet përmes aktiviteteve që janë paraparë në projekt, me promovimin e paneleve të diskutimit brenda universiteteve publike në Komunën e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës dhe Prizrenit.
Njëherësh në kuadër të këtij projekti gjithashtu do të realizojmë katër performanca Forum Teatër me regji të Zana Hoxha - Krasniqit.
Aktiviteti i këtij projekti do të shtrihet edhe në rrjetet sociale, ku ne do të jemi të hapur për diskutime, raportime dhe ide.
Paneli i parë i diskutimit në kuadër të projektit Adresimi i ngacmimeve seksuale brenda universiteteve publike do të mbahet me 28 Tetor 2016, ora 10:00 në fakultetin Ekonomik të Prishtinës.