Nis zbatimi i binjakëzimit mes Kosovës, Austrisë dhe Finlandës
Projekti i Binjakëzimit parasheh përkrahje profesionale e materiale për implementim e Planit Strategjik për Zhvillim të Arsimit 2011-2016 (PSAK), të cilin do ta mbështesë projekti IPA 2011 dhe në fokus do të ketë arsimin parauniversitar.
Ministri Buja ka falënderuar përfaqësuesen e Bashkimit Evropian znj . Sophi Beaumon për kontributin e sajë dhënë arsimit në Kosovë e veçmas për ndikimin e saj që të kemi edhe Projektin e Binjakëzimit.
Jam shumë i kënaqur që Finlanda dhe Austria janë fituese të Projektit të Binjakëzimit nga Bashkimi Evropian veçmas për faktin se Finlanda dhe Austria janë dy vende të dëshmuara për cilësi të lartë të arsim, tha ministri Buja.
Sophi Beaumon nga ana e saj e njoftoi ministrin Buja me disa hollësi rreth projektit, me çrast theksoi faktin se BE-ja ka mbështetë që nga fillimi Ministrinë e Arsimit të Kosovës në implementim të PSAK-Ut.
Ky projekt po realizohet me kërkesën e MAShT, e cila u miratua nga BE-ja, ndërsa në përmbajtje ka ndihmesën në implementim të kurrikulës së re të Kosovës, sigurim të cilësisë në arsim, si dhe do të ndihmojë edhe në çështje tjera që kanë nevojë shkollat ( pajisje me mjete mësimore ) , ka thënë znj. Beaumon.
Znj. Beaumon gjithashtu sqaroi se edhe MAShT do te jetë participues financiar në implementim të programeve, të cilat i ka planifikuar dhe për të cilat ka ndarë mjete buxhetore.
Ndërkaq, përfaqësues të Austrisë dhe Finlandës theksuan se do të sjellin përvojat më të mira të vendeve të tyre në fusha të caktuara te arsimit dhe që mendojnë se do të jenë të efektshme në Kosovë.