23 Dhjetor 2024

Nis viti i ri shkollor

Prishtinë, 2 shtator - Sot do të hapen dyert e të gjitha shkollave fillore dhe të mesme në Kosovë, për t’i pritur të gjithë nxënësit në vitin e ri mësimor 2013 / 2014.

Me rastin e 1 shtatorit, fillimit të vitit të ri shkollor, në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), ministri Ramë Buja ka uruar përzemërsisht të gjithë nxënësit, për këtë ditë të rëndësishme, që shënon një fillim të ri në rrugëtimin drejt diturisë dhe ndërtimit të një të ardhme të ndritur.

Gjithashtu, Buja uroj të gjithë mësimdhënësit dhe prindërit për përkushtimin, profesionalizmin, vlerat dhe virtytet njerëzore që po transmetojnë në edukimin e brezave të ardhshëm.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sipas tij tashmë ka bërë të gjitha përgatitjet për një fillim të mbarë dhe besojmë se ky vit shkollor  do të jetë i suksesshëm.

"Me dëshirën që suksesi të mos ju mungoj asnjëherë dhe që të kenë shëndetin e mirë, uroj veçanërisht ata nxënës, të cilët për herë të parë fillojnë vitin e ri shkollor", ka theksuar Buja.  

Këtë vit janë regjistruar më shumë se 29 mijë nxënës që do të vijojnë klasën e parë dhe më shumë se 31 mijë janë pranuar në shkollat e mesme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)