Nis viti i ri akademik
Me besimin se do të kenë suksese të mira, ministri Buja ka urur studentët dhe stafin akademik, për një fillim të mbarë dhe të suksesshëm në punën e tyre.
Ministri Buja, ndër të tjera, e ka përmendur vendimin e Ministrisë së Arsimit për reformimin e Fakultetit të Edukimit dhe përgatitjen e kuadrove të reja mësimdhënëse.
Vendimi i MASHT-it për ta transformuar Fakultetin e Edukimit, konform fakulteteve më prestigjioze të Evropës dhe botës, për mua është gëzim i veçantë."
"Mbështetja e Ministrisë së Arsimit do të jetë e pandërprerë, sepse nëse përgatisim mësues të mirë, përse frikësohemi për kuadro të tjera. Ju jeni ata që i përgatisni të gjithë, është shprehur ministri Buja.
Ministri Buja, po ashtu ka përshëndetur gatishmërinë e studentëve të rinjë për të studiuar në Fakultetin e Edukimit, duke i vlerësuar ata si konkurues serioz për mësimdhënës të ardhshëm.
Rektori, Ibrahim Gashi , nga ana e tij ka uruar studentët, veçmas ata të cilët për herë të parë janë regjistruar në fakultet, duke u dëshiruar suksese dhe realizime të plota në karrierën e tyre akademike.
Gashi po ashtu ka siguruar studentët se, menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës në të gjitha nivelet, do të jetë i përkushtuar që të mundësojë integrimin e tyre të lehtë në mjedisin universitar.
Ndërsa, dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku ka thënë se, cilësia do të jetë një nga aktivitetet e çdoditshme në Fakultetin e Edukimit dhe se gjithë potenciali i stafit akademik do të vëhet në krijimin e mësimdhënësve të shekullit 21.
Gjatë ditës së sotme, po ashtu është nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në mes të ministrit të Arsimit, Ramë Buja dhe rektorit të Universitetit të Prishtinës Hasan Prishtina, Ibrahim Gashi, për ndihmesë të vazhdueshme nga Ministria e Arsimit për Fakultetin e Edukimit, në zhvillimin profesional të mësimdhënësve.
Ndërsa, ministri Buja bashkë me rektorin Gashi dhe dekanive, kanë përuruar edhe galerionë në Fakultetin e Arteve dhe lansimin e ëireless-it në kampusin universitar dhe njësitë akademike.
Po sot, në Fakultetin Filologjik të UP-së, është promovuar libri 1 Tetori i kthesës - Lëvizja studentore 1997-1999 i autorit Bujar Dugolli, ku ministri Buja përgëzoi autorin që i ka mbledhur të gjitha faktet në një libër, ndërsa theksoi se Universiteti i Prishtinës përveç që ka përgatitur kuadro të shumta për vendin tonë, studentët dhe mësimdhënësit e këtij institucioni ishin edhe prijës të zhvillimeve politike për lirinë e Kosovës.