Nis Universiteti Dimëror për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve Euro-Atlantike
Prishtinë, 7 shkurt - Asociacioni i Paktit Atlantik i Rinisë së Kosovës, në vazhdën e promovimit të procesit të Integrimit të Kosovës në NATO, nga sot deri 10 shkurt organizon Edicionin e Katërt të Universitetit Dimëror për Studime të Sigurisë dhe Integrimeve Euro-Atlantike.
Në këtë edicion do të marrin pjesë studentë dhe ligjërues nga vende të ndryshme të Evropës dhe Amerikës.
Përvec ligjëratave dhe sesioneve shkencore, do të organizohen edhe udhëtime kulturore dhe vizita studimore në Kuvendin e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, pët të bërë diplomaci kulturore dhe të mbrojtjes dhe promovimin e shoqërisë tonë para pjesëmarrësve dhe studiuesve të sigurisë nga zona Euro-Atlantike.
Ky aktivitet organizohet në kuadër të planit të aktiviteteve të të rinjve në zonën Euro-Atlantike.